Hamasi njofton miratimin për lirimin e të gjithë robërve izraelitë sipas planit të Trumpit për Gazën

Hamasi njoftoi të premten në mbrëmje se ka miratuar lirimin e të gjithë robërve izraelitë, dorëzimin e trupave të të vdekurve dhe dorëzimin e administratës së Gazës një organi të pavarur palestinez në përgjigje të planit të armëpushimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në Telegram, grupi palestinez tha se “çështjet e tjera të ngritura në propozimin e presidentit Trump në lidhje me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez janë të lidhura me një qëndrim të unifikuar kombëtar bazuar në ligjet dhe rezolutat përkatëse ndërkombëtare”.
Një burim palestinez tha për Anadolu se Hamasi i ka dorëzuar përgjigjen e tij ndaj planit të Trumpit ndërmjetësve dhe ka kërkuar sqarime mbi disa klauzola.