Hamasi mohon pretendimet e Netanyahut, thotë se e respekton marrëveshjen

Hamasi mohon pretendimet e Netanyahut, thotë se e respekton marrëveshjen

Grupi i rezistencës palestineze Hamasi mohoi të enjten pretendimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për refuzimin e marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga ndërmjetësit, duke theksuar angazhimin e tij ndaj marrëveshjes.

“Hamasi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga ndërmjetësit,” tha në një deklaratë udhëheqësi i lartë i grupit Izzat al-Rishq.

Zyra e Netanyahut tha herët të enjten se kabineti nuk do të mblidhet për ta ratifikuar marrëveshjen e armëpushimit derisa Hamasi ta miratojë marrëveshjen e shpallur nga ndërmjetësit.

Kabineti i Sigurisë i Izraelit ishte planifikuar të mblidhej të enjten për ta ratifikuar marrëveshjen.

MARKETING