Hamasi i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet pas ultimatumit të Trumpit

Hamas ka njoftuar zyrtarisht se është i gatshëm t’i lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi.
Po ashtu, grupi ka shprehur pajtueshmëri që kontrolli mbi Rripin e Gazës t’i transferohet “një trupi palestinez, me mbështetje arabe dhe islame”.
Në një deklaratë, Hamasi ka thënë se disa nga elementet e planit të paqes të propozuar nga Trumpi janë të pranueshme, por të tjerat do të kërkojnë negociata të mëtejshme.
Përgjigja e Hamasit erdhi pas ultimatumit të presidentit amerikan, i cili u shpreh se grupi ka kohë deri të dielën të kthejë përgjigje për planin e paqes të propozuar nga ai. Turqia dhe vendet arabe i bën presion Hamasit ta pranonte marrëveshjen