Hajduku nderon Sahitin, bëri 100 paraqitje me klubin e famshëm kroat

Hajduku nderon Sahitin, bëri 100 paraqitje me klubin e famshëm kroat

Skuadra e famshme në Kroaci, Hajduk Split nderoi futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti.

Sahiti para disa dite zhvilloi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e klubit kroat, dhe ishte pikërisht në derbin ndaj Dinamo Zagreb në Maksmir.

Drejtori sportiv, Mindaugas Nikolicius dje gjatë ditës i dha një fanellë të futur në “ram” futbollistit kosovar, duke nderuar për 100 paraqitjet e tij.

Sahiti gjatë këtij sezoni në HNL ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/

MARKETING