Haaland e kthen Manchester Cityn te fitorja, merr tre pikë ndaj Tottenhamit

Haaland e kthen Manchester Cityn te fitorja, merr tre pikë ndaj Tottenhamit

Pas humbjes në derbin ndaj Liverpulit, Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligë.
Nëndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, kampioni në fuqi shënoi fitore në udhëtim ndaj Tottenhamit, me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haalnad, në minutën e 12-të.
Manchester City me këtë fitore shkon në kuotën e 47 pikëve dhe renditet në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Tottenham ka 33 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.

MARKETING