Guvernatori i ri do të zgjidhet në seancë plenare më 28 maj

Guvernatori i ri do të zgjidhet në seancë plenare më 28 maj

Seanca për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Popullore u caktua për të mërkurën, 28 maj. Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, seanca do të fillojë në ora 11, ndërsa zgjedhja e guvernatorit është pika e parë në rend të ditës.

MARKETING

Për guvernator u propozua profesori universitar Trajko Sllavevski, i cili vjen nga Fakulteti ekonomilk dhe i cili duhet të vijë në vendin e guvernatores së deritanishme, Anita Angellovska-Bezhoska.

Sllavevski do të ketë mandat shtatëvjeçar, ndërsa propozimin që ai të jetë guvernator do ta parashtrojë presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova. Ajo para se ta marrë vendimin, bisedoi me kandidatët për guvernator, ndërsa në informatën e publikuar pas zgjedhjes, ka shkruar se zgjedhja mes kandidatëve ka qenë e vështirë dhe se “është udhëhequr nga profesionalizmi dhe kompetenca, dinjiteti dhe integriteti, si dhe nga mundësia reale për emërimin e kandidatit”.

“Do të donim të potencojmë se zgjedhja ishte e vështirë, duke marrë parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve”, njoftuan nga Kabineti i presidentes.

Nga VMRO-DPMNE-ja u prononcuan se do të japin përkrahje për propoizimin për guvernator të ardhshëm, ndërsa nga opozita deklaruan se nuk do të votojnë për propozimin, pasi, sipas tyre, bëhet fjalë për kuadro partiake, e jo për ekspert që deri tani ka qenë traditë gjatë zgjedhjes së guvernatorit.

MARKETING