Guterres: Të parandalojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër

Guterres: Të parandalojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër

Populli i Libanit, populli i Izraelit dhe populli i botës nuk mund të lejojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mobilizohet për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe fillimin e një procesi të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, shtoi ai.

Ndërkohë Izraeli po ndjek fushatën e tij të bombardimeve në Liban, pasi disa qindra banorë u vranë dje në sulmet masive ajrore që shënjestronin milicinë e Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha sot se gjatë orëve të fundit, Forcat Ajrore izraelite kishin goditur objektivat e terroristëve të Hezbollahut në Libanin jugor, duke përfshirë raketat, objektet e infrastrukturës terroriste dhe ndërtesat në të cilat ruheshin armët.

 

MARKETING