Gundogan nuk e lejoi Rodrin ta ekzekutonte penalltinë, topin ia dha Mahrezit

Gundogan nuk e lejoi Rodrin ta ekzekutonte penalltinë, topin ia dha Mahrezit

Ilkay Gundogan nuk e ka lejuar Rodrin ta ekzekutojë penalltinë e Manchester Cityt kundër Aston Villas.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte në epërsi prej dy golash kur iu dha një penallti për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar në Jack Grealish.

Rodri, i cili e kishte shënuar golin e parë, dëshironte ta ekzekutojë njëmbëdhjetëmetërshin. Mirëpo, kapiteni Gundogan nuk e lejoi të bënte një gjë të tillë.
Në intervistën për Sky Sports, edhe Rodri edhe Gundogan u pyetën në lidhje me incidentin.
“Ishte e qartë dhe kapiteni vendos, unë duhet ta pranoj vendimin. Ai tha që Riyad është ekzekutuesi i zakonshëm, por unë e kërkova, sepse isha përplot vetëbesim në atë moment, por e kuptoj dhe e pranoj vendimin”, ka sqaruar Rodri. /Telegrafi/

MARKETING