Guardiola: Real Madridi ose Barcelona do të më kishin shkarkuar për këtë sezon

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur përpara Kupës së Botës për Klube rreth besimit që merr nga hierarkia e klubit.
MARKETING
Guardiola ka vendosur të qëndroj te City edhe përkundur një sezoni dështues, por gjithashtu ishin drejtuesit e klubit ata që vendosen ta mbajnë.
“Në Spanjë, nëse do të kisha pasur një sezon si ky, do të më kishin shkarkuar deri në tetor, nëntor ose dhjetor. Te Barcelona ose Real Madridi do të isha larguar, por këtu, kjo nuk është diskutuar kurrë”.
“Duhet pak më shumë durim. Shikoni Carlo Ancelottin: ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën më parë, dhe tani do të shkojë të stërvitë Brazilin”, përfundoi trajneri i Cityt.
Vlen të përmendet se Manchester City, nën drejtimin e Guardiolës, dështoi të fitonte ndonjë trofe në sezonin 2024/25.