Guardiola qesh kur e pyesin për gjasat e Manchester United të fitojë titullin

Guardiola qesh kur e pyesin për gjasat e Manchester United të fitojë titullin

Gjatë konferencës së tij për shtyp të hënën para ndeshjes të Cityzens në Ligën e Kampionëve kundër Crvena Zvezda, Guardiola, vlerësoi fillimin e mirë të rivalëve Liverpool dhe Arsenal. Kur një gazetar e pyeti për Manchester Unitedin, ai filloi të qeshte.

Gazetari padyshim po pyeste me shaka – United ka bërë një fillim të tmerrshëm të sezonit. Të shtunën, skuadra e Erik ten Hag u mposht 3:1 në shtëpi ndaj Brighton, humbja e tyre e tretë në sezon pas rezultateve zhgënjyese në udhëtim te Tottenhami dhe Arsenali.


City fillon mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve të martën duke mirëpritur skuadrën serbe Red Star Belgrade në Etihad Stadium, ndërsa Unitedi ka një udhëtim të frikshëm në Gjermani për t’u përballur me Bayern Munich të Harry Kane të mërkurën.

MARKETING