Guardiola i paralajmëron rivalët anglezë: Mos na largoni nga gara për titull, do të rikthehemi

Guardiola i paralajmëron rivalët anglezë: Mos na largoni nga gara për titull, do të rikthehemi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar me ironi ndaj kritikëve që pretendojnë se kanë dalë nga gara për titullin e Ligës Premier, duke theksuar se “asgjë s’është vendosur ende” para sfidës së së dielës kundër Aston Villas.

City, që ka fituar gjashtë tituj kampionë në shtatë sezonet e fundit, aktualisht ndodhet tre pikë pas Arsenalit pas tetë javësh kampionat, ndërsa shumë analistë kanë filluar të dyshojnë në fuqinë e tyre.

“Pas dy ose tre ndeshjeve të para, njerëzit thoshin se ne ishim mbaruar. Tani po thonë se Liverpool është mbaruar. Unë ju them se ne do të rikthehemi”.

“E kam thënë shpesh – analistët dhe ish-futbollistët mendojnë se e dinë çfarë do të ndodhë pas pesë ndeshjeve. Unë vetë s’e di dot këtë”.

Sipas Guardiolës, panorama reale e garës do të kuptohet vetëm më vonë.

“Duhet të kalojnë 10 ose 15 ndeshje që të kuptojmë se ku jemi. Liverpooli dhe Arsenali janë aty, dikush tjetër do të futet në garë dhe shpresoj që të jemi edhe ne”.

Sa i përket dëmtimeve, nuk ka ndryshime në skuadër: Rodri – fituesi i Topit të Artë – mbetet jashtë fushe për shkak të dëmtimit në kofshë që e pësoi para pauzës së tetorit, ndërsa Nico Gonzalez është në dyshim pas një lëndimi në këmbë në fitoren 2-0 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

“Ende s’e kam parë me mjekët. Do të shohim sot e nesër si ndihet. Ishte diçka me këmbët”.

“Për ta bërë këtë, duhet të blejmë një lojtar me shpatulla e krahë të fortë – ne nuk e kemi. Edhe kur kishim Kyle Walker, nuk e përdornim. Shumë ekipe si Brentford, Tottenham e Arsenali e bëjnë. Nuk ka rëndësi nëse më pëlqen apo jo – është armë dhe duhet të përshtatemi”.

MARKETING