Grupi punues e miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Seanca përfundoi me suksese dhe unanimisht u miratuan të gjitha vendimet. Kishte prezantime, argumente, por më e rëndësishmja është që u pajtuan rreth Propozim-ndryshimeve të Kushtetutës”, u shpreh zv.ministrja Margarira Caca Nikollovska.
Ajo shtoi se në Preambulë pas popullit boshnjak do të shtohen edhe populli bullgar, kroat, malazez, slloven, çifut dhe egjiptian.