Grupi i Zjarrit paralajmëron peticion dhe protesta kundër Artan Grubit

Përfaqësues të “Grupit të Zjarrit” mbrëmë kanë qëndruar në Luboten. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në rrjetin social të tij, ka shkruar se nga ky takim, kanë dalë dy gjëra. Njëra është peticion kundër zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi dhe peticion gjithëpopullor.
“Sonte jemi në Luboten, me qëllimin e vetëm ta dëgjojmë sovranin, ta dëgjojmë zërin e popullit. Nga ky konak njëzëri na u propozuan dy ide:
1. Peticion gjithëpopullor Artan LARGOHU!
2. Tubim të madh protestues!
Çdo iniciativë që vjen nga populli, nuk ka kush e ndal!”, ka shkruar Mexhiti. /SHENJA/

MARKETING