Grubi: Unë ju them, mos u ngucni kah Ali Ahmeti!

Grubi: Unë ju them, mos u ngucni kah Ali Ahmeti!

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi sonte para qytetarëve në Tetovë tha se për momentin vendit nuk i duhen vatra zjarri, por i duhet paqe,

“Me siguri dëgjuat deklaratat e politikaneve maqedonas që thanë se UÇK nuk e ka fituar luftën, e krahas me ta ka edhe të tjerë që po ushtrojnë të njëjtën politikë përçarëse, ndaj mos u bëni si ata, sepse na duhet unitet, krahas ithtarëve, studentëve e intelektualëve që janë krah i BDI-së. Shpesh mendoj që punët më të rëndësishme për shqiptarët këtu, kanë nisur nga Tetova, përfshirë gjuhën, flamurin, universitetet, ndaj mendoj që një punë që s’ka nisëm në Tetovë nuk ka bereqet! Kryetari thotë kur ta nisni një punë mendojeni fundit si do ju del?! Të mendojmë se çfarë do thonë për në gjeneratat e ardhshme, fëmijët tanë që sot jemi krah misionit të liderit Ali Ahmeti. Të gjithë ata që bëjnë fushatë të çmendur kundër Ali Ahmetit, unë ju them mos u ngucni kah Ali Ahmeti!”, u shpreh Grubi.

MARKETING