Grubi: Jemi duke punuar që e gjithë VMRO-DPMNE-ja të votojë për amendamentet kushtetuese

Grubi: Jemi duke punuar që e gjithë VMRO-DPMNE-ja të votojë për amendamentet kushtetuese

Punojmë në atë që gjithë VMRO-DPMNE-ja të votojë për amendamentet kushtetuese. Nëse VMRO-DPMNE-ja është përcaktuar për Maqedoninë evropiane atëherë do t’i bashkohet amendamenteve kushtetuese, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi.

Ai, në Top tema në televizionin Telma tha se sot kanë biseduar në Qeveri për amendamentet kushtetuese, por edhe paraprakisht kanë formuar një ekip i cili punon në lidhje me këtë problematikë.

“Për të mos qenë optimist, jam i bindur se do t’ia dalim, plani ynë është i shkëlqyer, shumë ambicioz dhe real për zbatim dhe realizim. E di që ka skeptikë, ju dëshironi që matematika e zhveshur dhe numërimi i deputetëve të shkojë në 80, por ju e dini që gjithçka që kemi thënë deri më tani ka dalë kështu dhe është realizuar”, tha Grubi.

Grubi theksoi se do të dakordohen shumë thjeshtë, siç u dakorduan edhe herën e kaluar me VMRO-DPMNE-në.

“Do të jemi kreativ, fleksibël dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje për këtë poblem, por nuk mendoj se duhet të ketë metoda  si shantazhe, nuk jam për këtë, por ne jemi liderë të cilët duhet të sjellim vendime të guximshme të cilat janë të papëlqyeshme për ne, por për të mirën e vendit”, tha Grubi.

Sipas tij, për të gjitha vendimet e guximshme që kanë marrë, jemi shpërblyer si shoqëri.

“Nga kompromiset e mëdha na kanë mbetur vetëm amendamentet kushtetuese, me të cilat populli i Maqedonisë në fakt merr më së shumti, më në fund ndahet nga populli bullgar”, theksoi Grubi.

Grubi beson se ngjarja e djeshme është konfirmim se dega e BDI-së qëndron pas Ali Ahmetit, e jo pas Artan Grubit e as pas Izet Mexhitit. Ai shtoi se në degën e Çairit janë aktivë prej një muaji e gjysmë dhe në takimet me nëndegët kanë pasur mbi 200-300 persona.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi në të ardhmen ndaj “grupit të zjarrit” dhe kërkesave të tyre, të cilët thanë se nuk janë ftuar në ngjarjen e mbrëmshme, Grubi tha se në BDI ka mosmarrëveshje, por theksoi se nuk duhet të ketë ftesë të veçantë.

Për golin në kabinetin e tij, Grubi tha se ai ishte dhuratë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, kurse basketbolli ishte donacion nga Pero Antiq. Topin e hendbollit, shtoi ai, e ka dhuratë nga Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

MARKETING