Gruaja shtatzënë lind fëmijën gjatë fluturimit me aeroplan

Gruaja shtatzënë lind fëmijën gjatë fluturimit me aeroplan

Fluturimit të Emirates nga Tokio në Dubai iu shtua një tjetër pasagjer në ajër, një grua shtatzënë lindi gjatë udhëtimit.
Lindja ndodhi në fluturimin 12-orësh të natës EK319, i cili u ul në orar pavarësisht një urgjence mjekësore, konfirmoi linja ajrore për CNN.
Pasagjerja dhe foshnja u ndihmuan nga ekuipazhi i kabinës së Emirates, të cilët kanë njohuri për ndihmën e parë në mënyrë që të mund të përballojnë situata të tilla si lindja e fëmijës ose sulmet në zemër.

Ngjarja ndodhi më 19 janar dhe linja ajrore, në deklaratën e saj për CNN, theksoi se “të dy ishin në gjendje stabile dhe pas mbërritjes në Dubai, ata u pritën nga personeli mjekësor. Shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe pasagjerëve tanë janë parësore”.

Lindjet në aeroplan janë relativisht të rralla. Politika e Emirates për udhëtarët shtatzënë është e ngjashme me atë të shumë linjave të tjera ajrore komerciale. Ata mund të fluturojnë deri në muajin e shtatë të shtatzënisë, përveç nëse kanë komplikime mjekësore.

Nga java e 29-të e shtatzënisë ata duhet të mbajnë një certifikatë mjekësore ose letër të nënshkruar nga mjeku ose mamia dhe nuk lejohen të fluturojnë pas javës së 32-të, në rast se presin më shumë se një fëmijë, ose javën e 36-të kur janë duke pritur një fëmijë.

MARKETING