Gruaja e Calhanoglut i kundërpërgjigjet ashpër Lautaro Martinezit pas komenteve të tij

Sinem Gundogdu, bashkëshortja e yllit të Interit, Hakan Calhanoglu, përgjigjet kapitenit të Nerazzurrëve, Lautaro Martinez.
Bashkëshortja e Calhanoglut, Sinem, i është përgjigjur kapitenit të Interit, Lautaro Martinez, në Instagram, pasi sulmuesi argjentinas kishte deklaruar se ata që nuk duan të qëndrojnë në klub duhet të largohen këtë verë.
“Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje. Ata janë besnikë ndaj nevojës që kanë për ty”.
“Sapo nevojat e tyre ndryshojnë, ndryshon edhe besnikëria e tyre. Mos ndjej keqardhje që ke zemër të mirë, Hakan. Gjithçka e mirë kthehet dhe shumëfishohet”, ka thënë ajo.
Calhanoglu nuk ishte pjesë e Kupës së Botës për Klube për shkak të një lëndimi dhe u kthye në Evropë pak orë para ndeshjes me Fluminensen, së bashku me Benjamin Pavard, Yann Bisseck, Piotr Zielinski dhe Davide Frattesi.
Sipas raporteve, Calhanoglu ka arritur një marrëveshje verbale me Galatasaray, por presidenti i Interit, Marotta, përsëriti se 31-vjeçari nuk ka kërkuar të largohet nga klubi. /Telegrafi/