Grozdan Karaxhov: Ekonomitë vuajnë nga bllokadat, zgjidhja është dialogu evropian

Grozdan Karaxhov: Ekonomitë vuajnë nga bllokadat, zgjidhja është dialogu evropian

Humbjet ekonomike për të gjitha vendet, jo vetëm për Bullgarinë, do të jenë shumë të mëdha nga bllokada e kufijve me Serbinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër në dorëheqje për Transport dhe Lidhje, Grozdan Karaxhov, gjatë Forumit Ekonomik të Sofjes, transmeton BTA.

Karaxhovi shtoi se “bllokadat e tilla, përveç shkeljes së disa prej të drejtave themelore, të drejtën e kalimit të lirë dhe të drejtën e transportit të lirë të mallrave, çojnë në pasoja shumë serioze ekonomike jo vetëm për sektorin transportues por edhe për të gjithë sektorët tjerë ekonomikë, të cilat varen nga furnizimi” dhe zakonisht nuk çojnë drejtë zgjedhjes së problemeve.

“Është më mirë të ulemi dhe të bisedojmë me institucionet, në këtë rast me institucionet evropiane – as Qeveria në Bullgari dhe as ndonjë shtet tjetër anëtar nuk ka të bëjë fare me këtë vendim. Prandaj, është e drejtë të ulemi dhe të bisedojmë me institucionet evropiane në mënyrë që të kërkojmë një kompromis të dobishëm për të dyja palët. Nuk ka nevojë që vetë vendet, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ekonomitë e tyre të vuajnë aq sa ekonomitë tona dhe kështu të ndëshkojnë njëra-tjetrën”, tha Karaxhov.

Duke folur se ministrat e vendeve evropiane marrin pjesë në formate të ndryshme për çështje në lidhje me transportin, tha se atë që mund ta bëjnë është ta thërrasin Komisionin Evropian që sa më shpejtë të fillojë bisedime me të dyja vendet, ndërsa në të njëjtën kohë t’i hapë kufijtë përderisa nuk gjendet zgjidhje. Bullgaria, siç thotë, nuk ka të drejtë të marrë vendime të tilla.

Karaxhovi shtoi se do të inicojë deri te kolegët e tij të hapen “dritare” në kufijtë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut, por theksoi se një opsion i tillë vështirë se do të arrihet.

Qarkullimi i mallrave në rajon prej dje është ndërprerë në vendkalimet kufitare drejt zonës së shengenit për shkak të bllokadave të shoferëve të kamionëve, të cilët kërkojnë të hapet rregulli i BE-së për evidencë elektronike për qëndrim në zonën e Shengenit në përputhje me rregullin 90/180 ditë.

MARKETING