Greqia shpall tri ditë zie kombëtare

Greqia shpall tri ditë zie kombëtare

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tri ditë zie kombëtare, pas përplasjes së dy trenave ku si pasojë humbën jetën 36 persona dhe mbi 66 tjerë u lënduan.

Ai njoftoi opinionin se vendi do të mbajë tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit hekurudhor, transmeton Telegrafi.

Të gjitha takimet zyrtare apo ndonjë festë e planifikuar janë anuluar, kurse flamuri shtetëror është ulur në gjysmë shtizë.

Si i tillë do të qëndrojë deri të premten, kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit.

Ekipet e shpëtimit kanë ngritur në ajër edhe dronët për të kërkuar të zhdukurit, ndërsa familjarët e pasagjerëve që ishin në tren, po presin me padurim ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.

MARKETING