Granit Xhaka rendit tre mesfushorët legjendarë

Granit Xhaka rendit tre mesfushorët legjendarë

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka zgjedhur tre mesfushorët që mendon se janë më të mirët në histori dhe zgjedhjet e tij mund të lënë shumë vend për diskutime.

Xhaka është njëri nga mesfushorët me formën më të qëndrueshme në Evropë në dekadën e fundit, duke u bërë një emër shumë i respektuar gjithandej.

Forma e tij e lartë me Arsenalin, Bayer Leverkuseni dhe tani me Sunderlandin kanë bërë që Xhaka të cilësohet si njëri nga më të mirët në pozitën e tij në vitet e fundit.

Lidershipi i tij me Zvicrën gjithashtu vlerësohet lartë nga të gjithë dhe fjalët e tij dhe mendimi shpeshherë bëhen lajm në mediat botërore.

Kështu ka ndodh edhe së fundmi, kur mesfushori nga Kosova është pyetur të zgjedh tre mesfushorët më të mirë ndonjëherë.

Xhaka pa hezituar shumë në pozitën e parë e ka vendosur francezin Zinedine Zidane, ndërsa pas tij Luka Modricin dhe Andres Iniestën.

Zgjedhjet e kapitenit të Zvicrës janë përkrahur nga shumica e përdoruesve të rrjetet sociale, por ka pasur edhe mendime të ndryshme duke shkaktuar debat mes fansave të futbollit.

MARKETING