Gostivari ndalet me barazim nga Vardari

Gostivari ndalet me barazim nga Vardari

Gostivari ka barazuar 1:1 me Vardarin në ndeshjen hapëse të xhiros së 19-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 85-të kur Mishkovski shënon për epërsi 0:1 të miqve.

Gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 90-të Potuk asiston bukur për Kehinden, ndërsa ky i fundit dërgon topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1:1. Ndërkohë xhiroja e 19-të në elitën e futbollit vendor do të kompletohet të dielën me 5 takime tjera që do të zhvillohen nga ora 14:00.

MARKETING