Gostivari mund të dënohet, bëri një shkelje të rregullave në ndeshjen e fundit

Lideri i Ligës së Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Gostivari mund të dënohet për shkak se në ndeshjen kundër Lokomotivës në radhët e saj kishte një futbollist që nuk kishte të drejtë të luajë. Bëhet fjalë për Gordian Hristovskin, i cili erdhi si përforcim e ri në merkaton e dimrit nga FC Shkupi, por sipas rregullores nuk kishte të drejtë loje. Një futbollist sipas rregullores së FIFA-s mund të luajë për tre klube për një sezon, përderisa Hristovski përveç që ka luajtur për Gostivarin, në të njejtin sezon ai luajti edhe për Shkupin, Sileksin dhe Teteksin. Kjo shkelje në ndeshjen ndaj Lokomotivës mund ti kushtojë Gostivarit me humbje zyrtare 0:3, por edhe me heqje pikësh. Nëse FFM merr një vemdim për këtë çështje, do të jetë një goditje e madhe për Gostivarin, të cilët janë të pamposhtur deri më tani dhe kanë ambicie për inkuadrim në Ligën e Parë.

MARKETING