Gostivari fiton Shkupin, Shkëndija triumfon ndaj Voskës

Gostivari fiton Shkupin, Shkëndija triumfon ndaj Voskës

Pasditja e kësaj të diele ka sjellur në program ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Gostivari ka triumfuar në duelin përballë Shkupit të luajtur në kryeqytet, duke i mundur bardheblutë nga Çairi me rezultatin 3:1. Glishiq, Li dhe Ajdini ishin autor të golave për Gostivarin, teksa për Shkupin golin e vetëm në këtë duel e shënoi Imeri. Ndërkohë në Tetovë, Shkëndija ka triumfuar lehtësisht përballë Voskës me rezultatin 4:0. Ademi, Tamba, Ibraimi dhe Jakupi i dhanë këtë fitore kuqezinjëve, duke vazhduar kryesimin në renditjen tabelare. Skuadra e Strugës ka fituar me golin e vetëm të Ukpas përballë Rabotniçkit në Shkup, përderisa Besa e Dobërdollit është mposhtur nga Sileksi me shifrat e thella 5:0. Në duelet tjera, Pelisteri u mund në shtëpi nga Brera me rezultat 1:2, ndërsa dueli Vardari – Tikveshi u mbyll me barazim 2:2.

MARKETING