Gonzalo Garcia do të largohet nga Reali në janar, e ardhmja e tij në Serie A

Gonzalo Garcia do të largohet nga Reali në janar, e ardhmja e tij në Serie A

Performanca e shkëlqyer e Gonzalo Garcias në Kupën e Botës për Klube ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, por roli i tij te Real Madridi ka qenë i kufizuar në fillim të këtij sezoni.

Kjo ka bërë që klubet italiane, përfshirë Juventusin dhe Romën, të interesohen për shërbimet e 21-vjeçarit.

Real Madridi vazhdon të besojë fort në talentet që prodhon akademia e tij “La Fabrica”, dhe García është një nga emrat më premtues të brezit të ri. Në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, ai spikati me saktësinë e tij para portës dhe me ndikimin e madh në fazën ofensive, duke u cilësuar si një “vrasës” i vërtetë brenda zonës.

Megjithatë, me nisjen e sezonit 2025/26, sulmuesi spanjoll është lënë në një rol dytësor nga Xabi Alonso. Kjo situatë ka hapur rrugën për interesime të shumta, me Real Betis, Roma dhe Juventusin e Torinos që po monitorojnë nga afër situatën e tij.

Sipas raportimeve të Defensa Central, Juventusi po përgatitet të bëjë një ofertë për huazimin e Garcías në janar, veçanërisht nëse realizohet largimi i Dusan Vlahovicit, i cili pritet të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit italian e shohin Gonzalo Garcían si një përforcim të përshtatshëm për projektin e ri të skuadrës dhe si një investim të sigurt për të ardhmen.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të mbetet në dorën e lojtarit dhe Real Madridit, të cilët duhet të vlerësojnë nëse huazimi në Serie A do të ishte hapi i duhur për zhvillimin e tij.

MARKETING