Goli i parë me Besiktasin dhe njeriu i ndeshjes, rrëfehet Ernest Muçi

Goli i parë me Besiktasin dhe njeriu i ndeshjes, rrëfehet Ernest Muçi

Ernest Muçi shënoi golin e parë me Besiktasin. Sulmuesi i talentuar shqiptar u transferua në Stamboll në ditën e fundit të merkatos dimërore.

22-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 0-2 të Besiktasit përballë Istanbulsporit.

Muçi foli pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit turk, ku ndër të tjera theksoi se e rëndësishme ishte fitorja e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura si sot.

Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne.

Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi lojtari i kombëtares shqiptare.

MARKETING