Gol dhe penallti e humbur, Taulant Seferi i bën të gjitha në Superligën turke

Gol dhe penallti e humbur, Taulant Seferi i bën të gjitha në Superligën turke

Taulant Seferi ishte protagonist absolut në sfidën e sotme që ekipi i tij dhe Arlind Ajetit, Bodrumspor fitoi në shtëpi përballë Adana Demirspor. Sfida e vlefshme për javën e 7-të të Superligës turke, përfundoi 3-1.

Seferi ishte ai që shënoi golin e dytë për të tijët, duke dërguar shifrat në 2-0. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare goditi mjaft bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Por në minutën e 80-të, Seferi u bë përsëri protagonist dhe pse jo për mirë. Ai humbi një penallti duke i hequr vetes mundësinë e dopietës. Në këtë ndeshje titullar për Bodrumspor ishte dhe Ajeti i cili mori një karton të verdhë.

MARKETING