Goditje e re për Karlo Ançelotin, lëndohet edhe një titullar!
Futbollisti i Real Madridit, Eduardo Kamavinga, ka pësuar lëndim muskulor gjatë ndeshjes kundër Liverpullit (0-2) në Ligën e Kampionëve, pasi u detyrua të zëvendësohet në minutën e 56-të. Sipas mediave spanjolle, ai ka kaluar testet e nevojshme mjekësore, të cilat kanë zbuluar se ka një dëmtim në tendinën pas gjurit.
Si rezultat, ai me siguri do të humbasë ndeshjen e së dielës kundër Getafes dhe vlerësohet se do të mungojë për rreth tre javë. Ky dëmtim vjen vetëm disa muaj pasi Kamavinga tashmë kishte probleme në gju dhe ishte jashtë fushës për gjashtë javë.
Francezi do t’i bashkohet listës së gjatë të lojtarëve të lënduar te Real Madrid ku tashmë janë: Dani Karvahall, Eder Militao, Vinicius Junior, Rodrigo dhe Aurelien Çuameni. David Alaba gjithashtu është ende duke u rikuperuar nga lëndimi.