Goditja e parë për këtë verë, Inter zyrtarizon Marcus Thuram

Goditja e parë për këtë verë, Inter zyrtarizon Marcus Thuram
MILAN, ITALY - JUNE 27: The new signing of FC Internazionale Marcus Thuram poses for a picture at FC Internazionale Headquarters on June 27, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Mattia Pistoia - Inter/Inter via Getty Images)

Marcus Thuram mbërrin në Milano dhe përgatitet për aventurën me Interin. Francezi, tashmë edhe në formë zyrtare është goditja e parë për sezonin 2023/2024 nga ana e zikaltërve. Thuram firmosi një kontratë pesëvjeçare me Interin nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon.

Kujtojmë se 25-vjeçari ishte pjesë e Borussia Moenchangladbach në Gjermani, por pasi përfundoi kontratën zgjodhi të transferohej te Inter. Në garë për Thuram ishte edhe Milani, por sulmuesi zgjodhi ngjyrat zikaltër të Milanos.

Në prezantimin si lojtar i Interit, klubi italian theksoi se Thuram është i shpejtë mjaftueshëm për të kaluar çdo pengesë dhe për të arritur te objektivi, ndërsa zikaltërit shprehen se 25-vjeçari e mban mend mirë edhe mësimet nga babai i tij, i famshmi Lillian që në Serie A ka luajtur për Parmën dhe Juventus.

 

MARKETING