Goditi me grusht një tifoz, sulmuesi i Anglisë bie në prangat
Ivan Tonej, sulmuesi 29-vjeçar anglez me shtatë ndeshje dhe një gol për vendin e tij, u arrestua në Londër gjatë natës pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që ai e konsideroi shumë të bezdisshëm në një bar në kryeqytetin britanik.
Lojtari, i cili u transferua në Al-Ahli në Arabinë Saudite verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga Policia Metropolitane, siç tregohet në një video të shpërndarë në mediat sociale.
Sipas dëshmitarëve, Tonejt iu afruan disa të rinj të cilët u përpoqën të bënin një selfie në një mënyrë ndërhyrëse. Lojtari u përgjigj duke mbrojtur veten, nga frika e një sulmi dhe vjedhjes së mundshme të bizhuterive të tij.
Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze.
Policia konfirmoi arrestimin e tij për dy akuza për sulm dhe një akuzë për përleshje, ndërsa lojtari më pas u lirua me kusht në pritje të një hetimi.

