Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari spanjoll Jose Luis Munuera Montero nuk do të ndajë drejtësi në ndeshjet e fundjavës së ardhshme pas spekulimeve që lidhin atë me kompaninë Talentus Sport.

Gjyqtari i njohur spanjoll përjashtoi yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, për një fjalë që anglezi e tha, e që ai e ka konsideruar si fyerje javën që shkoi. Kjo ka krijuar polemika në Spanjë.

Por ai nuk u ndal për të gjykuar këtë javë për këtë gjë, por ka dyshimet se ai mund të ketë marrëdhënie profesionale me kompaninë Talentus Sport, e cila ka lidhje me La Ligën, UEFA-n dhe klube si Manchester City dhe PSG.

Kjo ka shkaktuar shqetësime për shkelje të mundshme të kodit të etikës.

Federata Spanjolle e Futbollit dhe Komiteti Teknik i Gjyqtarëve kanë marrë një qasje të kujdesshme, duke i lënë çështjen në duart e departamenteve ligjore dhe të përputhshmërisë. Megjithëse nuk është bërë asnjë akuzë zyrtare, Montero ka fshirë të gjitha gjurmët e lidhura me Talentus Sport nga profili i tij në LinkedIn, duke përfshirë edhe fshirjen e vetë profilit.

Kontratat e gjyqarëve në Spanjë parashikojnë ekskluzivitet në marrëdhëniet profesionale, por kjo nuk i ndalon ata plotësisht nga të pasurit interesa në kompani të tjera.

Megjithatë, çështja e papajtueshmërisë dhe konflikteve të interesit mbetet një shqetësim. /Telegrafi/ 

MARKETING