Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 11 qershor me fjalët përmbyllëse të prokurorisë

Prokuroria sot filloi me fjalët përmbyllëse në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ku prokurorja Zhaklina Trajkovska më shumë se katër orë prezantoi provat, sipas të cilave prokuroria konsideron se është dëshmuar faji për vepra penale për të cilat ngarkohen.
MARKETING
Fjalët përmbyllëse të Prokurorisë vazhdojnë më 11 qershor në Gjykatën Themelore Penale, pas së cilës pritet që edhe mbrojtja të japë fjalët përfundimtare mbi çështjen.
Në seancën e sotme, prokurorja Trajkovska, ndër provat e tjera nga procedura që ajo i shpjegoi, theksoi se nga kamerat Sejf siti ka dalë se të akuzuari kanë qenë së bashku në ditët kritike për të kryer veprat. Sipas saj, privimi me dhunë i të drejtës themelore për jetë, veçanërisht ndaj një fëmije, nuk është vetëm një akt mizor dhe brutal, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj njerëzimit.
Prokurorja theksoi se krime të tilla meritojnë “jo vetëm dënim ligjor, por edhe moral”. Ai thotë se të motivuar nga premtimet për shuma të mëdha parash, të akuzuarit krijuan “një skenar filmik, plan morbid”.
“Me provat e paraqitura, prokuroria vërtetoi se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen”, theksoi Trajkovska.
Më saktë, të akuzuarit Lupço Palevski, Vllatko Keshishev, Bore Videvski dhe Velibor Manev kanë kryer dy vrasje dhe dy rrëmbime, ndërsa Aleksandar Gjorçevski vepër penale- rrëmbim.
Prokurorja theksoi se të dënuarit nuk treguan as shenjën më të vogël të humanizmit gjatë rrëmbimit të Vanjës, edhe pse siç tha, ata kanë fëmijët e tyre.
“Pas vrasjes së Pançes, asnjë nga të akuzuarit nuk reagoi me ndonjë emocion njerëzor”, tha ajo.
Prokuroria sot e konkretizoi aktakuzën në lidhje me kohën në të cilën ndodhën ngjarjet.
Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja shpjegoi në detaje ngjarjet që u diskutuan edhe në procedurën e provave, të cilat përshkruanin rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.
Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.