Gjykata Supreme bllokon përpjekjen e LVV-së për të mos lejuar Listën Serbe në zgjedhje

Gjykata Supreme bllokon përpjekjen e LVV-së për të mos lejuar Listën Serbe në zgjedhje

Gjykata Supreme ka marrë vendim me të cilin e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. “Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, konfirmoi Uka-Lutfiu. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) më 25 dhjetor 2024 kishte aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe kishte hedhur poshtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për mosceritfikimin e këtij subjekti politik për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025. /SHENJA/

MARKETING