Gjykata Penale njoftoi për paraburgimin e miratuar për të dyshuarit e vrasjes së Vanjës dhe Pançes
jykata Themelore Penale Shkup sot publikoi se është pranuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për S.D. për të cilin dje Prokuroria Publike kumtoi se dyshohet që i ka ndihmuar të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit të arratiset në Turqi.
Disa media raportuan se bëhet fjalë për personin Stefan Dimkovski, bashkëpartiak i Panços nga partia e tij e Djathta.
“Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për përcaktimin e masave të paraburgimit ndaj 4 personave të cilët gjatë ditës së djeshme u dërguan në gjykatë lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e të miturës V.GJ. nga Shkupi dhe vrasjen e P.ZH. nga Velesi, duke i vlerësuar faktet e bashkangjitura dhe deklaratat e të pandehurve në lidhje me propozimin për paraburgim, ka marrë vendime me të cilat ka pranuar propozimin e prokurorit publik.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Penale njoftoi sot edhe për paraburgimin e Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e pranuan fajin, si dhe babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit, i cili mohon veprimet.
“Pra ndaj V.M., V.K., B.V., dhe A.Gj. caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe për shkak të ekzistimit të bazave nga neni. 165. paragrafi 1, pikat 1, 2 dhe 3 të Kodit Penal pra rrezik arratisjeje, përcjellje e hetimeve duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe duke përsëritur apo kryer një krim të ri”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Penale.
Lupço Palevski-Palço, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dje u arrestua në Turqi, ndërsa Prokuroria Publike ka hapur procedurë hetimore për dy vrasje në mënyrë brutale pas kallëzimit penal të pranuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Procedura hetimore udhëhiqet kundër pesë personave, nga të cilët katër si bashkëkryerës të dy veprave penale “grabitje” dhe dy vrasje në mënyrë brutale, ndërsa i dyshuari i pestë u ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale rrëmbim të vajzës së mitur.
Gjatë ditës nga Ministria e Drejtësisë pritet kërkesë për ekstradimin e të dyshuarit të parë i cili gjendet në Turq