Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit

Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit

Gjykata Kushtetuese sot duhet të marrë vendim përfundimtar për lëndën në të cilën është kontestuar Ligji për Tatimin e Solidaritetit. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ishte nisur më 20 nëntor të vitit të kaluar.

Tatimi i solidaritetit ishte sjellë si i njëfishtë, shpenzim i jashtëzakonshëm publik për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro). Qëllimi ishte që të grumbullohen mjete për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribuohet për shpenzimet publike në mënyrë solidare.

Parashtrues të nismave janë Finmak SHPK, Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, DTU ETMT ENERGJI SHPKNJP Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Shkup dhe Shoqata për Konsultime Lanski, Ganzger, Zeqiri + Partner SHPK.

Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe katër kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave edhe atë kërkesë nga Fatmir Memedov për diskriminimin në bazë të origjinës kombëtare, kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për shkelje të të drejtës së shoqërimit dhe mosdiskriminimit, lëndës në lidhje me shkarkimin e Erolld Musliut nga drejtor i Agjencisë së Zbulimit, si dhe kërkesën e ish gjykatësit kushtetues dhe deputet aktual Sali Murati për mbrojtje të lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe të drejtës së veprimit politik.

Në rend dite të seancës së parë të Kushtetueses për këtë vit janë edhe gjashtë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në mesin e të cilave Ligjit për planifikim urban nga ana e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nga Shkupi, nen i Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë nga ana e Igorço Toçev, dispozita nga Ligji për aviacion nga ana e Petar Dimitrov, dispozita nga Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Dispozitat për pagesa direkte nga Kombinati i Bujqësisë “Pellagonia” SHA Manastir, kontestimi i rregullave për furnizim me energji të ngrohjes nga Vera Georgieva dhe kontestim të vendimit për zbatimin e Rregullores për planifikim urban në Komunën Gjorçe Petrov nga Sanja Marinkoviq.

MARKETING