Gjykata Kushtetuese nikoqire e Konferencës rajonale ku do të promovohet ankesa kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nikoqire e Konferencës rajonale ku do të promovohet ankesa kushtetuese

Sot, Gjykata Kushtetuese është nikoqire e Konferencës Rajonale në të cilën do të diskutohet për promovimin e ankesës kushtetuese si mjetin më të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, po mbahet me mbështetjen e fondacionit gjerman IRZ, përfaqësuesit e të cilit do të publikojnë studimin për ankesën kushtetuese, e cila është përgatitur nga ekspertë nga Gjermania.

Në konferencë do të marrin pjesë kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave kushtetuese nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, si dhe profesorë/ish gjyqtarë nga gjykatat gjermane.

Në hapje të konferencës, përveç kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dobrilla Kacarska, do të mbajnë fjalim edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në vend Petra Dreksler.

MARKETING