Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për dy nene nga ndryshimet ligjore të Ligjit për Marrëdhënie Obligative
Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Marrëdhënie Obligative. Siç bënë të ditur nga Gjykata, është votuar ndërprerje e përkohshme e kryerjes së dispozitave kontestuese (të a.q. “masë e përkohshme”).
“Në këtë fazë Gjykata shfaqi dyshim se nenet e kontestuara janë në kundërshtim me shumë dispozita kushtetuese në mesin e të cilave edhe sundimi i drejtësisë (Neni 8 1 alinetë 3 dhe 6), e drejta e pronës së garantuar (neni 30 paragrafi 1), e drejta e barazisë së qytetarëve para Kushtetutës (neni 9 paragrafi 2) dhe veçanërisht ndalesa për vlefshmëri retroaktive të ligjeve (neni 52 paragrafi 4)”, bëhet e ditur në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.
Para Gjykatës, siç thuhet në kumtesë, u parashtrua çështja se punëdhënësi nuk e ka respektuar atë që fillimisht e ka garantuar dhe ka konfirmuar kushte të reja dhe afate nën të cilat do të zhvillohen marrëdhëniet e vendosura juridike mes kreditorëve dhe debitorëve, të përcaktuara paraprakisht me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, gjegjësisht dokument ekzekutiv.