Gjykata Kushtetuese, me nismën e saj, do të vlerësojë kushtetutshmërinë e Udhëzimit për udhëheqjen e librave amë

Gjykata Kushtetuese, me nismën e saj, do të vlerësojë kushtetutshmërinë e Udhëzimit për udhëheqjen e librave amë

Gjykata Kushtetuese do të ngrejë çështje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimeve për mënyrën e udhëheqjes, ruajtjes dhe mbrojtjes së librave dhe dokumenteve amë, dhënien e certifikatave, vërtetimeve, transkripteve dhe kopjeve në bazë të librave amë, kryerjen e procedimit dhe përpilimin e procesverbalit për fëmijën e gjetur, rivendosjen e regjistrave të shkatërruar, të dëmtuar ose të zhdukur, si dhe për formularët e librave amë, cerifikatat dhe vërtetimet e lëshuara në bazë të librave amë”.

Siç bëjnë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, bëhet fjalë për Udhëzimin e miratuar nga Ministria e Drejtësisë më 29 maj 2023, i cili në periudhën e kaluar ka shkaktuar interesim të madh në opinion.

“Kjo lëndë është formuar në përputhje me rregulloren e punës që autorizon Gjykatën Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji, përkatësisht kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një rregulloreje apo akti tjetër të përgjithshëm”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Takimi, njofton Gjykata Kushtetuese, është mbajtur me propozim të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska dhe vendimi është marrë unanimisht.

Sipas Rregullores, kjo çështje i është dorëzuar gjyqtarit njoftues dhe këshilltarit të Gjykatës dhe tashmë po zhvillohet një procedurë paraprake për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e Udhëzimit.

MARKETING