Gjykata e Tetovës amnistoi “Vojvodat” që rrahën dy nxënës shqiptarë
Vetëm një person është dënuar me dënim me kusht për rrahjen e dy nxënësve shqiptarë nga tifo grupi maqedonas ‘Vojvodat’ i klubit futbollistik ‘Teteks’, ngjarje që ndodhi në fillim të vitit shkollor në shtator.
“Pas ankesës së të dëmtuarve, në përputhje me Ligjin për drejtësi për fëmijët, Këshilli për Fëmijë në Gjykatën Themelore Tetovë më 13.02.2026 e hodhi poshtë ankesën dhe e konfirmoi vendimin”, thanë nga Prokuroria Publike.
Kujtojmë se në shtator 2025 tifo grupi i klubit futbollistik maqedonas Teteks, të njohur ndryshe si ‘Vojvodat‘ kanë rrahur dy nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomike të Tetovës. Policia më pas arrestoi dy persona, ndërsa kreu bisedë informative me 16 të rinj. Më pas, Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ngriti procedurë kundër një të rrituri dhe 7 të miturve për veprën penale “Dhunë” .

