Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e “Frontit Evropian” për vendvotimin në Krushevë

Gjykata administrative e refuzoi si të pabazë padinë nga Koalicioni “Fronti evropian” ndaj vendimit të Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ) për pranim të ankesës nga Koalicioni “Maqedonia jote” për vendvotimin 1194 në Komunën e Krushevës në Zgjedhjet parlamentare 2024.
MARKETING
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse vendimi për rivotim në atë vendvotim ndikon në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja duhet të bëjë përsëritjen e votimit 14 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, pra më 22 maj.
Më herët gjatë seancës, përfaqësuesi i palës paditëse, “Frontit Europian”, Ejup Rustemi, theksoi se vendimi i KSHZ-së është i paqartë.