Gjuajtje me armë në Batincë, një person mbetet i plagosur
MARKETING
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Batincë, në afërsi të Shkupit.
MARKETING
Sipas informacioneve jozyrtare, një individ dyshohet se ka shtënë në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të incidentit, as motivet që çuan në këtë përplasje të armatosur.
Nga ana tjetër, autoritetet janë duke e hetuar ngjarjen. Pritet që në ditët në vijim policia të dalë me një version zyrtar dhe të japë më shumë detaje mbi rastin.

