Gjorgjievski: Shërbimet në terren pas motit të keq, apeloj për kujdes
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informoi se pas motit të keq, ekipet janë dërguar në terren, po reagohet në kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Njëkohësisht, kryetari apelon për kujdes.
“Ekipet janë në terren, po reagojmë me kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Për shkak të erës së fortë dhe motit të keq, në shumë lokacione në qytet janë regjistruar drunjë të rrëzuar. Shërbimet tona menjëherë kanë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim largimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët”, theksoi kryetari i qytetit në faqen e tij të Fejsbukut.
Gjorgjievski shtoi se po priten dhe pastrohet drunjët e rrëzuar, po hiqen degët e thyera dhe po normalizohet komunikacioni atje ku ka pasur ngecje.
“Prioriteti ynë është siguria e qytetarëve dhe funksionimi i pandërprerë i qytetit. Apeloj deri te të gjithë për kujdes të shtuar gjatë kohës që vazhdojnë aktivitetet në terren. Vazhdojmë me përkushtim dhe përgjegjësi”, theksoi Gjorgjievski në njoftim.

