Gjorgjievski: Kalaja e Shkupit drejt hapjes së plotë dhe funksionimit aktiv kulturor

Gjorgjievski: Kalaja e Shkupit drejt hapjes së plotë dhe funksionimit aktiv kulturor

Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi vizitë pune dhe mbikëqyrje të hollësishme në Kala bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, prof.dr. Dragi Mitrevski dhe përfaqësuesin nga Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, me qëllim të kontrollit të plotë të gjendjes aktuale dhe vërtetimin e mundësive reale për hapje të saj të mëtutjeshme dhe vendosje në funksion aktiv kulturor, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në kuadër të vizitës ishte theksuar përcaktimi i qartë i Qytetit të Shkupit për aftësim me kujdes, profesional dhe me përgjegjësi të hapësirës, me qëllim, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, Kalaja e Shkupit të rritet në skenë të gjallë kulturore në dispozicion për qytetarët, artistët dhe vizitorët, gjatë respektimit të plotë të shtresave historike, autenticitetit dhe trashëgimisë kulturore.

“Kjo qasje është në përputhje me praktikat bashkëkohore evropiane, ku lokalitete me vlerë jashtëzakonisht historike dhe simbolike integrohen në jetën aktive kulturore të qytetareve si pjesë e vizionit më të gjerë ‘Shkupi -kryeqyteti evropian i kulturës’, i cili ka për qëllim transformimin afatgjatë kulturor dhe transmetim me përgjegjësi të trashëgimisë gjeneratave të ardhshme”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Gjorgjievski theksoi se si kryetar komune ka një qëllim të qartë dhe të padiskutueshëm, i cili përfshin hapjen e plotë të hapësirës së Kalasë së Shkupit, adaptimin e saj të kujdesshëm, profesional dhe të përgjegjshëm dhe vënien e saj në funksion aktiv për përmbajtje kulturore dhe artistike, me respekt absolut për shtresat historike dhe trashëgiminë autentike kulturore.

Në botë ka shembuj të shumtë pozitivë, ku objektet me vlerë të fortë historike dhe simbolike janë integruar plotësisht në jetën kulturore bashkëkohore si skena për teatër, muzikë, ekspozita dhe shfaqje artistike bashkëkohore. Ato janë hapësira jetese në të cilat zhvillohet dialog i vazhdueshëm midis trashëgimisë antike, periudhës osmane dhe shprehjeve artistike bashkëkohore. Është pikërisht kjo qasje që lejon jo vetëm mbrojtjen, por edhe interpretim aktiv dhe kuptimplotë të trashëgimisë kulturore. Hapësira fiton rol të ri kulturor bashkëkohor në shërbim të qytetarëve, artistëve dhe vizitorëve të qytetit tonë. Kalaja e Shkupit është një nga simbolet më të rëndësishme kulturore dhe historike të Shkupit. Është dëshmitare e historisë sonë qytetëruese dhe e kujtesës sonë kolektive”, theksoi Gjorgjievski.

Riafirmimi i saj, shton, është interes publik dhe detyrim që gjeneratave të ardhshme tu lihet qytet i cili e respekton të kaluarën, ndërsa me guxim e ndërton të ardhmen e tij kulturore. 

MARKETING