Gjermania planifikon rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen në 125 miliardë dollarë në vitin 2027

Gjermania planifikon rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen në 125 miliardë dollarë në vitin 2027

Gjermania do të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen në vitin 2027, duke ndarë 109.7 miliardë euro për ushtrinë, një rritje prej gati një të tretës krahasuar me vitin actual, transmeton Anadolu.

Sipas projektbuxhetit të qeverisë federale, i miratuar nga kabineti, për vitin 2027 parashikohen shpenzime totale prej 555.4 miliardë eurosh, nga 524.5 miliardë euro këtë vit.

Sipas transmetuesit publik ZDF, një pjesë e madhe e fondeve të reja do të destinohet për forcat e armatosura dhe projektet e reja të prokurimit.

Burime qeveritare thanë se plani synon përmbushjen e angazhimeve të NATO-s për shpenzimet në mbrojtje dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake, ndërsa SHBA-ja përgatitet të reduktojnë praninë ushtarake në Evropë.

Buxheti bazë për mbrojtjen do të rritet në 109.7 miliardë euro vitin e ardhshëm, nga 82.7 miliardë euro në vitin 2026. Shpenzimet për mbrojtjen parashikohet të vazhdojnë të rriten ndjeshëm, duke arritur në 183.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Projektbuxheti gjithashtu parashikon 11.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2027, ndërsa mbështetja vjetore do të ulet në 8.5 miliardë euro në vitet pasuese.

Për të financuar këtë rritje të shpenzimeve, qeveria e koalicionit e kancelarit Friedrich Merz planifikon të marrë hua të konsiderueshme të reja. Vetëm buxheti bazë federal do të përfshijë 118.7 miliardë euro borxh të ri vitin e ardhshëm.

Projektbuxheti duhet ende të miratohet nga parlamenti.

MARKETING