Gjermania kampion i Evropës! Turqia me shqiptarë e pafat

Gjermania kampion i Evropës! Turqia me shqiptarë e pafat

Gjermania është kampion i ri i Evropës në basketboll.
Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore me rezultat 88:83 (24:22, 16:24, 26:21, 22:16) ndaj Turqisë.

Finale dramatike, me kthesa në rezultat e për infarkt.

Shqiptarët Erxhan Osmani, Kenan Spahiu e Cedi Osmani, treguan lojë të mirë.
Cedi Osman shënoi 23 pikë, Kenan Spahi 3 e Exchan Osmani 2.

Në 20 minutat e parë u zhvillua lojë e fortë mes Turqisë dhe Gjermanisë në një atmosferë të zjarrtë në palestrën në Riga të Letonisë.

Turqit shkuan në pushim me 6 pikë dallim (46:40).
Çereku i parë i takoi gjermanëve, ku ishin në epërsi me 24:26 por minutat vijues turqit treguan lojë më të mirë duke arritur epërsinë në 6 pikë (46:40) në minutën e 20-të.

Në minutën e 23-të Gjermania kaloi në epërsi me një pikë (49:50).

Rivalitet i madh në çerekun e tretë e me kthesa në rezultat mes turqve dhe gjermanëve.

Në minutën e 29-të rezultati 63:65 në të mirë të Gjermanisë.

Turqia kaloi në epërsi me 67:65 në minutën e 30-të.

Në minutën e 38-të rezultati 79:79.
Gjermania ngadhënjeu me rezultat 88:83.

Te turqit më efikasi është Alperen Sengun me 28 pikë e te Gjermania u shqua Isaa Bonga me 20 pikë, i ndihmuar nga Franz Wagner me 18 pikë.

MARKETING