Gjermania i jep “leje” Polonisë t’i dërgojë “Leopardët” në Ukrainë

Gjermania i jep “leje” Polonisë t’i dërgojë “Leopardët” në Ukrainë

Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë pushtimin rus nëse Varshava bën një kërkesë të tillë.

Sipas marrëveshjes së licencës, vendet nuk mund të dërgojnë tanke gjermane pa miratimin e Berlinit. Deri më tani, asnjë tank luftarak i projektuar nga perëndimi nuk është dorëzuar në Ukrainë për luftime mbrojtëse kundër forcave pushtuese ruse.

Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj perëndimorë që të japin më shumë dhe më të shpejtë ndihmën ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta.

Kritikat erdhën pasi 50 vende u takuan në bazën ajrore amerikane “Ramstein” në Gjermani dhe ranë dakord të furnizonin Kievin me miliarda dollarë pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara dhe municione.

Pavarësisht presionit dhe kritikave të forta, Gjermania tha se nuk kishte vendosur ende nëse do t’u jepte leje vendeve të tjera evropiane për të transferuar tanket e prodhimit të tyre në Ukrainë.

Polonia ka njoftuar se është gati të dorëzojë 14 tanke Leopard në Kiev, por kryeministri Mateusz Morawiecki tha të dielën se ai ishte duke pritur për “një deklaratë të qartë” nga Berlini nëse vendet që kanë Leopardët mund t’i transferojnë ato në Ukrainë.
Ai gjithashtu e përshkroi refuzimin e Gjermanisë për të dërguar tanket e veta në Ukrainë si “të papranueshëm”. Më herët, Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se të gjitha vendimet për dërgesat e armëve do të merren në koordinim me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

MARKETING