Gjermania gjashtë muaj radhazi shënon rënie të prodhimit industrial

Gjermania gjashtë muaj radhazi shënon rënie të prodhimit industrial

Prodhimi industrial në Gjermani ra për 0,7 për qind në nëntor 2023, duke shënuar një rënie për të gjashtin muaj radhazi, transmeton Anadolu.

Enti Federal i Statistikave Gjermane (Destatis) publikoi të dhënat për prodhimin industrial për nëntor 2023.

Prodhimi industrial ra me 0,7 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërsa pritjet e tregu ishin për një rritje prej 0,2 për qind.

Sipas deklaratës, prodhimi industrial në vend ka shënuar rënie për të gjashtin muaj radhazi.

Të dhënat e prodhimit industrial tregojnë se prodhimi industrial, duke përjashtuar sektorët e energjisë dhe ndërtimit, ra me 0,5 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e mëparshëm.

MARKETING