Gjermania fiton për herë të parë Botërorin e basketbollit, mund Serbinë në finale

Gjermania fiton për herë të parë Botërorin e basketbollit, mund Serbinë në finale

Gjermani në basketboll ka hyrë në histori, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës. Ata kanë mundur në finale Serbinë me rezultatin 83-77, duke u bërë në këtë mënyrë kampionët e botës.

Ndeshja nuk nisi mirë për gjermanët, që e patën veten duke humbur në çerekun e parë me rezultatin 23-26, por më pas ditën të rikuperonin gjithçka dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 47-47.

Deri në fund të ndeshjes, 15 herë ka ndryshuar rezultati për sa i përket kryesuesit, teksa në fund, gjermanët arritën të bënin hapin vendimtar për t’u shkëputur me 6 pikë.

Pas kësaj finaleje, të dyja skuadrat kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024, me gjermanët si fitues të Botërorit dhe Serbinë si finaliste.

MARKETING