Gjermania fajëson Iranin për përshkallëzimin me SHBA-në, kërkon diplomaci

Gjermania fajëson Iranin për përshkallëzimin me SHBA-në, kërkon diplomaci

Gjermania të mërkurën fajësoi Iranin për përshkallëzimin e fundit në konfliktin SHBA-Iran, një shkëmbim armiqësish që e shtyu Presidentin Donald Trump të shpallte armëpushimin me Teheranin “të përfunduar”, transmeton Anadolu.

Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, i tha transmetuesit publik Phoenix se sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare që kalonin Ngushticën e Hormuzit janë “të papranueshme” dhe se veprimet e Teheranit kanë shkaktuar sulme ushtarake amerikane.

“Anijet e shënjestruara po përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit – konkretisht nëpër zonën pa mina – kur u sulmuan nga Irani”, tha Wadephul.

“Duhet të vendoset një herë e përgjithmonë se ky është një korridor ndërkombëtar detar. Irani nuk duhet ta minojë atë, të qëllojë anijet ose të vendosë taksa ose tarifa. Irani duhet ta kuptojë këtë pikë”, shtoi ai.

Wadephul përsëriti thirrjen e Gjermanisë për një zgjidhje diplomatike, por e bëri të qartë se Teherani së pari duhet të ndryshojë qasjen e tij.

“Shpresoj për një zgjidhje përmes negociatave dhe jo mjeteve ushtarake”, tha ai duke theksuar se “Shpresojmë për një qetësim të situatës. Megjithatë, gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë”.

MARKETING