Gjermania do të reduktojë stafin diplomatik në Izrael, Palestinë dhe Liban
Gjermania ka vendosur të reduktojë stafin e saj diplomatik në Izrael, Palestinë dhe Liban në mes të përshkallëzimit të shtuar në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA, ekipi qeveritar për koordinimin e krizës vendosi të reduktojë stafin në ambasadat e Gjermanisë në Bejrut dhe Tel Aviv, si dhe përfaqësimin e saj diplomatik në Ramallah për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë.
Familjet e personelit diplomatik në Izrael, Palestinë dhe Liban u urdhëruan të kthehen në Gjermani ose të zhvendosen në një vend tjetër të sigurt në rajon.
Dje, tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan në kulmin historik pasi sulmet e fundit izraelite vranë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantë të tjerë të lartë.