Gjermania dënon djegien e Kuranit në Suedi

Gjermania dënon djegien e Kuranit në Suedi

Gjermania dënoi liderin e Partisë së ekstremit të djathtë “Stram Kurs” (Linja e Rreptë) në Suedi për djegien e Kuranit të Shenjtë para Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christian Wagner, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Berlin, për gazetarin e AA-së tha: “Ne dënojmë ngjarjen e ndodhur gjatë fundjavës. Ishte mungesë respekti dhe jashtëzakonisht e pahijshme”.

Ai gjithashtu tha se ata dyshojnë se ky veprim përfaqëson pikëpamjen e shoqërisë shumicë në Suedi.

Wagner tha se provokime të tilla kontribuojnë në ndarje dhe se atyre duhet t’u përgjigjemi me solidaritet dhe unitet më të madh.

Duke theksuar se liria e fesë dhe besimit, si dhe liria e protestimit dhe shprehjes, janë një e drejtë e njeriut si një vlerë e lartë për të cilën qeveria gjermane dhe partnerët e saj evropianë në mbarë botën japin përpjekje, Wagner tha: “Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes qartësisht nuk është pjesë e vlerave evropiane”.

Duke thënë se Türkiye dhe Suedia janë anëtarë të Këshillit të Evropës, Wagner tha se Evropa është në favor të bashkëjetesës paqësore të të gjitha feve.

MARKETING